Brahimaj: Kurti dhe VV-ja si opozitë e as si pushtet nuk janë treguar miqësore me njerëzit e UÇK-së - Gazeta Express
string(70) "brahimaj-kurti-dhe-vv-ja-nuk-jane-treguar-miqesore-me-njerezite-uck-se"

Brahimaj: Kurti dhe VV-ja si opozitë e as si pushtet nuk janë treguar miqësore me njerëzit e UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

24/05/2023 22:08

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurtit nuk është treguar miqësore me njerëzit e UÇK-së.

“Nuk është tregu shumë miqësore me njerëzit e luftës edhe sa ka qenë në opozitë edhe tash në opozitë”, ka thënë ai në Pressing të T7.

Lexo Edhe:

Më tutje, Brahimaj, ka thënë se “Kurtin nuk e ka parë asnjëherë në luftë”.

“Ka pas ushtarë që ditëlindjen e 16 e ka pritur të plagosur”, ka thënë Brahimaj teksa fliste për Kurtin për të cilin Brahimaj thotë se nuk ka luftuar.

Por ai pati kritika edhe për Kurtin si pushtetar, që sipas tij nuk e ka mbajtur asnjë premtim.

”Nuk mundem me gjetë vetëm një premtim që e ka mbajtur. Ndoshta një ditë do t’i përkrahë ushtarët e UÇK-së, pasi i ka thy gjitha premtimet”, ka thënë ndër tjerash ai, /Gazeta Express