"Përkthimi" i serialit kosovar në Top Channel të Shqipërisë, reagon Shpend Ahmeti - Gazeta Express
string(78) "perkthimi-i-serialit-kosovar-ne-top-channel-te-shqiperise-reagon-shpend-ahmeti"

“Përkthimi” i serialit kosovar në Top Channel të Shqipërisë, reagon Shpend Ahmeti

TV/Film

Gazeta Express

24/05/2023 0:56

“Përkthimi” i serialit “Rrushe në Shqipëri duket se ka hapur një debat të ri sa i përket dialekteve gjuhësore ndër shqiptarët

I fundit që ka reaguar me sens “ironik” është ish Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Unë filmat në anglisht i kqyri me titra anglisht, mos po më ik naj fjalë”, ka shkruar ai.

“Top Channel: unë filmat në gjuhën angleze i shikoj me subtitla në gjuhën angleze, mos po humbas ndonjë rresht”, la shkruar ai.

Krejt në fund ai i ka sqaruar ndjekësve të tij edhe fjalën “subtitles”.

“BTW – Subtitles nuk është përkthim”, shkroi ai.

Kujtojmë së gjatë ditës së sotme Top Channel ka filluar transmetimin e serialit Rrushe që më parë ishte postuar në platformën online të videove të kosovare, “Gjirafa” dhe në T7. /GazetaExpress/