Kajakuesja Blandine Xhemajli pajiset me pasaportën e Kosovës - Gazeta Express
string(60) "kajakuesja-blandine-xhemajli-pajiset-me-pasaporten-e-kosoves"

Sport

Gazeta Express

22/05/2023 17:42

Kajakuesja Blandine Xhemajli pajiset me pasaportën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

22/05/2023 17:42

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka pritur në takim kajakuesen, Blandine Xhemajli, e cila muaj më parë vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Krasniqi falënderoi Xhemajlin për vendimin e marrë, duke iu uruar prezantim të denjë të vendit tonë në garat ndërkombëtare, përcjell Gazeta Express.

Garuesja Xhemajli që tashmë është pajisur me pasaportën e Kosovës, u shpreh e lumtur për pritjen dhe mundësinë e dhënë për të garuar për vendin tonë.

Xhemajli në fundjavë debutoi me Kosovën në garën ndërkombëtare “ECA Wildwater Canoeing European Championships 2023”, të mbajtur në Matka të Maqedonisë së Veriut, ku u rendit në vendin e 21-të.

May be an image of 2 people and text
May be an image of 1 person and kayak

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement