Besa Famgas e fiton finalen e parë ndaj Trepçës - Gazeta Express
string(47) "besa-famgas-e-fiton-finalen-e-pare-ndaj-trepces"

Sport

Gazeta Express

20/05/2023 22:05

Besa Famgas e fiton finalen e parë ndaj Trepçës

Sport

Gazeta Express

20/05/2023 22:05

Besa Famgas ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në atmosferë të bukur sportive, para një numri të madh shikuesish në palestrën “Karagaçi”, Besa mposhti Trepçën me rezultat 30:27.

Ndeshja e së shtunës ishte e fortë dhe e hapur deri në aksionet e fundit. Më shumë shfaqi skuadra vendase që festoi në fund.

Ndeshja e dytë e serisë finale luhet të enjten në Mitrovicë.

Në minutat e para në avantazh ishte skuadra mysafire. Pas minutës së 15-të Besa doli para dhe ka mbajtur epërsinë deri në fund. Trepça u afrua në një gol, por pa mundur të barazojë, ndonëse ka bërë përpjekje deri në fund.

Nikola Prce i realizoi 8 gola për Besën, ndërsa 6 i kishte Arbios Mushkolaj.

Te Trepça nga 6 gola i shënuan Deniz Terziqi, Sali Maxhera e Lulzim Shabani. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement