Planeti i ri i jashtëzakonshëm, në njërën anë gjithmonë është ditë e në tjetrën natë
Mistere
Gazeta Express
19/05/2023 23:13
Dëshmi kanë dalë për një planet të
madhësisë së Tokës në Rrugën e Qumështit rreth 86 vjet dritë larg, shkëmbor dhe
me shpërthime të vazhdueshme.
Shkencëtarët kanë thënë se planeti ka gjasa të
jetë i mbuluar me vullkane – ngjashëm me Io – hënën e Jupiterit, trupi me
vullkanet më aktive në sistemin tonë diellor.
Është planet që nuk rrotullohet – me njërën
anë që qëndron gjithnjë në ditë dhe tjetra në errësirë, raportoi Al
Jazeera.
Shkencëtarët kanë thënë se vendi më interesant
është rajoni ku takohet ana e natës me të ditës. Vullkanet thuhet se janë
gjithandej planetit, madje edhe nën akull nga pjesa e natës. Temperatura e
sipërfaqes së tij duket se është pak më e ngrohtë se e Tokës.