Ky përbërës ndihmon në rënien në peshë - Gazeta Express
string(38) "ky-perberes-ndihmon-ne-renien-ne-peshe"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

19/05/2023 19:32

Ky përbërës ndihmon në rënien në peshë

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

19/05/2023 19:32

Limoni dhe farat e linit kanë përbërës që nxisin metabolizmin.

Kjo pije redukton sulmet e urisë dhe lehtëson procesin tretës që të ndihmon të dobësohesh.

Lexo Edhe:

Të humbësh peshë është mjaft e komplikuar dhe varet se si funksionon organizmi ynë.

Sigurisht duhet ushqim i ekuilibruar dhe aktivitet fizik, por prapë disa njerëz kanë shumë vështirësi të arrijnë objektivin.

Për të shfrytëzuar sa më mirë vetitë dobësuese të limonit, ujit dhe farave të linit, nuk ka asgjë më të mirë se kjo recetë.

Përbërësit:

4 filxhanë me ujë (1 litër)

2 lugë me fara lini

Lëngu i një limoni

Përgatitja:

Vendosni të ngrohet 1 litër ujë, sapo të nisë të ziejë hidhni farat e linit dhe ulni flakën. Lëreni të ziejë për 3-4 minuta, dhe fikeni. Mbulojeni tenxheren me një copë dhe lëreni të vaket. Filtrojeni dhe shtoni lëngun e limonit.

Mënyra e konsumimit:

Pini një filxhan esëll në mëngjes

Ndajeni pjesën tjetër në 3-4 pjesë dhe konsumoheni gjatë ditës.

Përsëriteni këtë të paktën 3 herë në javë. /Shqip.com