Më datat 25, 26 maj, ora: 20:00, Teatri “Avdush Hasani” shfaqë premierën e dytë për këtë vit të autorit Mehmet Kraja të emërtuar ”REKUIEM”.
SINOPSIS:
Është dramë e dilemave të mëdha, fakti që, prek në stofin e lëvizjeve ilegale, të cilët kishin synim bashkimin kombëtar. Në aspektin dramaturgjik, autori frymon në linja të tragjikomedisë. Tema është serioze, përkon me të persekutuarit e kësaj periudhe nga konjukturat jugosllave, ndërsa ëndrra për bashkimin kombëtar, është esenca, është bërthama e dramës së kryepersonazhit të dramës – Sheremetit. Ideali për një Shqipëri unike është çelësi ndërsa, Pavarësia e Kosovës, ngelet realitet i pa mjaftueshëm për të, sikundër që, tradhëtia është segment jetik në këtë kronologji ngjarjesh!?
EKIPI I SHFAQJES:
Autor: Mehmet Kraja
Regjia: Naser Shatrolli
Interpretojnë:
Besart Zeneli
Muhamet Zeka
Ramadan Malaj- Badi
Sindi Çitaku Azemi
Valire Haxhijaj Zeneli
Gani Morina
Yzeir Meha
Albana Gashi
Ass. e regjisë: Ardiana Mehmeti
Skenograf | Realizator: Artan Hasani
Kostumografia: Flutura Dedinja
Përzgjedhja muzikore: Mithat Ramadani
Dizajner i ndriçimit: Skender Latifi
Ndriçues: Jeton Berisha
Punëtor skene: Arton Mustafa
Dizajni: Dalmat Dobra
”REKUIEM” është projekt i ftuar nga Thirrja Publike për repertoarin e vitit 2023 në Teatri ”Avdush Hasani”.
/Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...