string(83) "nga-lefter-koka-te-alqi-bllako-spak-kerkon-57-vite-burg-per-grupin-e-inceneratoreve"

Shqiperi

Gazeta Express

18/05/2023 10:15

Nga Lefter Koka te Alqi Bllako, SPAK kërkon 57 vite burg për grupin e inceneratorëve

Shqiperi

Gazeta Express

18/05/2023 10:15

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe 4 vite burg për Alqi Bllakon për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

10 vite burg prokuroria ka kërkuar për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan. Në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.

Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Nga këta persona, të arrestuar aktualisht janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Etleva Kondi dhe Serafin Papa. Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja dhe së fundmi Jonida Zeqo, anëtare e Komisionit të vlerësimit të Ofertave e cila ishte lënë në arrest shtëpie por pasi nuk u paraqit në seancë dhe më pas nuk u gjet në banesën e saj, u shpall në kërkim nga GJKKO.

/Gazeta Express