17 maj, Dita Botërore e Hipertensionit - Gazeta Express
string(37) "17-maj-dita-boterore-e-hipertensionit"

17 maj, Dita Botërore e Hipertensionit

Shneta

Gazeta Express

17/05/2023 14:31

Hipertensioni ose Presioni i lartë i gjakut është vrasës i heshtur.

Dita Botërore e Hipertensionit ka si qëllim:

Lexo Edhe:

– Rritjen e ndërgjegjësimit në popullatë për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut.

– Dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikacionet e lidhura me të.

– Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

– Inkurajimin e vetëkujdesit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut.

– Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë.

Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentur sipas studimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mjekët rekomandojnë që, të gjithë duhet të njohin presionin e gjakut duke e kontrolluar atë të paktën një herë në çdo vit.

Për më shumë informacion na kontaktoni inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten #ditabotëroreehipertensionit