Xhavit Haliti e akuzoi për atentat personin A.A / Avni Ajeti: S'po e di kush është ai - Gazeta Express
string(81) "xhavit-haliti-e-akuzoi-per-atentat-personin-a-a-avni-ajeti-spo-e-di-kush-eshte-ai"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2023 21:59

Xhavit Haliti e akuzoi për atentat personin A.A / Avni Ajeti: S’po e di kush është ai

Lajme

Gazeta Express

16/05/2023 21:59

Avni Ajeti ka thënë se nuk e ka takuar Xhavit Halitin gjatë kohës së luftës. Ai në emisionin Pressing në T7 ka komentuar deklaratën e Halitit  kishte përmendur disa njerëz me iniciale që kanë qenë të porositur ta vrisnin.

Ai kishte përmendur edhe inicialet A.A, duke thënë se ishte shok i Ilir Konushevcit, që kishte planifikuar ta vriste Halitin.

Ajeti ka thënë se nuk e ka idenë kush mund të jetë ai person, ndërsa ka thënë se me ato iniciale, shok i Konushevcit, është vetëm ai.

Ai ka kërkuar nga Haliti që të flasë nëse ka informata për të. /Gazeta Express/