Kjo është kënga e Buitrintit që arriti 100 milionë klikime
Muzike
Gazeta Express
16/05/2023 21:11
Këngëtari Butrint Imeri është duke festuar
në tjetër sukses.
Ai ka lajmëruar fansat e tij në një postim në
Instagram se një nga këngët e tij ka arritur 100 milion klikime në YouTube.
Bëhet fjalë për këngën “Dujem” të cilën e ka
publikuar një vit më parë.
“Rekord”, ka shkruar këngëtari, në një tjetër “Story”.
Butrinti ka qenë shpesh kohët e fundit në qendër të vëmendjes, që pas ish lidhjes së tij me Kiara Titon, gjithashtu edhe vetë këngëtari ka dashur të trazojë pak ujërat me disa postime provokuese në Instagram.