Sapo ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Pogradecit.
Kandidati socialist Ilir Xhakolli ka arritur një fitore të thellë në këtë bashki me 17.966 vota, një diferencë me rreth 10 mijë vota nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zini Tollozhina, i cili ka arritur që të marrë 8122 vota.
Ndërkohë Rezart Laraku nga “Lëvizja e Re” ka marrë vetëm 493.