Klubi i futbollit të femrave, Mitrovica e ka lëshuar një komunikatë befasuese para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.
Mitrovicasit e kanë akuzuar kundërshtarin e finales, klubin e futbollit Hajvalia, të cilin e kanë konsideruar të fortë vetëm jashtë fushës së blertë.
Mitrovicasit e akuzojnë rivalin kryesor se fuqinë e tij e ka treguar në mënyrë josportive dhe ndërkohë pretendojnë se Hajvalia po mundohet ta fitojë edhe lojën e së mërkurës me dallavere.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e KFF Mitrovica. /Gazeta Express/