Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës, vjen shfaqja “Pesë llojet e heshtjes” nga Teatri Kombëtar Slloven “Nova Gorica” në kuadër të Festivalit “FemArt” nga Shelagh Stepheson.
Rreth shfaqjes:
Vrasja e babait shkakton një hetim policor, një vlerësim psikiatrik dhe
përgatitjen e mbrojtjes për gjyq. Nga krimi deri te dënimi, historia tronditëse
e familjes shpaloset përmes fragmenteve dhe njëkohësisht pamëshirshmërisë së
sistemit shoqëror e juridik që mundëson dhunën. Babai Billy, nëna Mary dhe
motrat e rritura Susan dhe Xhenet jetuan për tre dekada të mbyllura në një
cikël familjar të marrëdhënieve abuzive. Nëpërmjet kujtimeve dhe përshkrimeve
të situatave dhe ndjenjave, përpilohet një histori abuzimi të rëndë fizik dhe
psikologjik, i ndodhur në heshtje për shumë vite: heshtja e katër anëtarëve të
familjes dhe heshtja e botës jashtë tyre.
Përkthyese: Irena Duša Draž
Dramaturge: Tereza Gregorič
Koreografe dhe asistente regjie: Klemen Janežič
Lektore: Anja Pišot
Skenografe: Sara Slivnik
Kostumografe: Tina Bonča
Muzika: Mateja Starič
Ndriçimi: Uroš Gorjanc
/Express/