Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë e Klosit ku fitues është zgjedhur kandidatja socialiste Valbona Kola me 56.07% të votave kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha me 43.93% të votave.
Gjithashtu edhe në Bulqizë ka përfunduar numërimi ku shumicën e votave e ka siguruar kandidatja socialiste Festime Mjeshtri me 60.27% kundrejt kandidatit demokrat Defrim Fiku me 39.73% të votave.
Ndërkohë në Dibër vijon ende numërimi i votave, ku kandidati socialist Rrahim Spahiu kryeson garën me 68.67% të votave, i ndjekur ka kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka me 25.75% dhe kandidati i PD me 5.57%.
Në Mat ka ngelur ende një kuti pa numëruar, por fitues rezulton kandidati socialist Agron Malaj me 66.11% të votave kundrejt kandidatit Skënder Gjuci me 33.89% të votave.
/Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...