Në Elbasa fitues u shpall kandidati socialist Gledian Llatja me afërsisht 56% të votave kundrejt 44% të votave që mori rivali i tij politik Luciano Boçi.
Një diferencë e thellë në rezultate vihet re dhe në këshillin bashkiak, ku PS ka marrë 28 mandate, “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, PD e Alibeajt 7 mandate, PDIU 1 mandat.
Ka përfunduar procesi i numërimit dhe në Librazhd, Mariglen Visha i PS ka arritur të grumbullojë 10363 vota ose 74.4%, ndërkohë që kandidati i koalicionit opozitar ka marrë 25.6% të totalit të votave.
Në Cërrik ka siguruar fitoren Andi Salla i Partisë Socialiste. Në Gramsh, ka marrë shumicën e votave Besim Ajazi i mazhorancës e po ashtu fitorja e socialistëve është siguruar edhe në Përrenjas. Në Belsh, deri më tani në avantazh është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
/Gazeta Express