Kandidatët pinë kafe bashkë ditën e zgjedhjeve, dalin rezultatet për Bashkinë Roskovec
Shqiperi
Gazeta Express
15/05/2023 8:56
Majlinda Bufi ka fituar një tjetër mandat në drejtimin e bashkisë Roskovec. Ajo ka fituar përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Majlinda Bufi, ka marrë deri më tani 6033 vota, ose 52.5%.Kandidati i koalicionit BF, Erdit Hazizaj ka marrë 5454 vota ose 47.5%.
Kujtojmë se dy kandidatët ditën e zgjedhjeve u ulën në një tavolinë së bashku duke konsumuar një kafe. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ dhe stafi i fushatës se tij nuk nguruan të çonin në SPAK, Bufin, për disa afera korruptive, të pretenduara prej tyre.