Zgjedhjet/ PS siguron deri tani 7 bashki në rang vendi - Gazeta Express
string(53) "zgjedhjet-ps-siguron-deri-tani-7-bashki-ne-rang-vendi"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 7:10

Zgjedhjet/ PS siguron deri tani 7 bashki në rang vendi

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 7:10

Deri më tani Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 7 bashki, ndërsa “Bashkë Fitojmë vetëm një bashki, atë të Pukës

Pas Elbasanit, Kamzës, Vorës dhe Pustecit, PS ka hipotekuar edhe Bashkinë e Delvinës.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që janë numëruar 7-të nga 8-të kutit e votimit në këtë Bashki, kandidati i majtë kryeson me mbi 1 mijë vota, çka e bën të pandryshueshëm rezulttin në kutinë e radhës.

Kandidati socialist Besmir Veli ka marrë 2868 vota, ndërsa ai i BF, Ilir Mehmeti ka marrë 1713 vota.

Në Elbasan, Gledian Llatja ka siguruar mandiatin e dytë, pasi ka fituar përballë kandiatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi me një diferencë të thekuar votash.

Ndërsa që janë numëruar 215 kuti nga 224 në total, Llatja ka marrë 4171 vota, kundrejt 26826 votave të Luçiano Boçit.

Ndërkohë një rezultat suprprizë ishte ai i Bashkisë së Vorës, pasi jo vetëm u thye miti që ko bashki konsiderohej një bastion i djathtë, por diferenca e votave që mori kandidati i majtë përballë atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ishte mjaft i madh.

Kandidati i PS, Blerim Shera, ka marrë 9638 vota ose e thënë ndryshe 73.53%, ndërsa kandidati i koalicionit “BF”, Indrit Hoxha ka marrë 3471 vota, ose ndryshe 26.48%.

Sa i përket Bashkisë së Kamzës, edhe aty ka një rezultat surprizë, pasi deiferenca e kandidatit socialist rakip Suli, përballë dy kandidatëve të tjerë ëhstë sërish e konsiderueshme, apsi ai ka marrë mbi 60% të votave.

Pas numërikmit të votave në Kamëz rezulton se Rakip Suli ka marrë 27926 vota e thënë ndryshe 60.36%, kandidati i “BF” Arjan Hoxha ka marrë 16341 vota, ose ndryshe 35.32%, kurse kandidati i PD, Bliblil bajraktari ka marrë vetëm 2 mijë vota.

Edhe në Bashkinë e Pusecit kandidati i majtë ka fituar sërish, po me diferencë me kundërshtarin. Në këtë bashki kandidati i PS, Pali Kolefski, ka marrë 63.76% të votave, kundrejt 36.24% që ka marrë kandidati i “BF”, Pandi Jani.

Partia Socialiste ka fituar edhe bashkinë e Dropullit.

Ka përfunduar numërimi i votive dhe kandidati i PS-së, Dhimitraq Toli ka arritur të marrë 3709 vota.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm 679 vota, ndërsa “Nisma Thurrje” 177 vota.

Është mbyllur numërimi në bashkinë e Tepelenës.

Partia Socilaiste ka fituar me 82.67% të votive.

Sipas rezultateve të bërë publike nga KQZ, PS ka arritur të marrë 4088, Bashkë Fitojmë 511 vota, ndërsa Partia Demokratike 346 vota.