Në prag të mbylljes së qendrave të votimit, kandidatët për kyebashkiakë u kanë bërë thirrje qytetarëve tu drejtohen qendrave të votimit.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë nëse qytetarët duan një Tiranë ndryshe.
“Kam një thirrje nga zemra për gjithë ata bashkëqytetarë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar që jemi takuar apo që nuk jemi takuar në këto 5 muaj të fundit. Ju lutem ushtroni të drejtën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni. Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim”, tha Këlliçi.
Edhe kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko, në një deklaratë për mediat ka ftuar qytetarët që të dalin në votim.
Ai tha se vetëm duke votuar mund t’i jepet fund politikës së vjetër.
“Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, sot është dita më e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka rëndësi madhore për Shqipërinë, ndaj ju ftoj të dilni masivisht në këto orë të mbetura e të votoni. Partia Demokratike, si e vetmja forcë e djathtë properendimore, ju fton sot ta jepni kontributin tuaj dhe ky kontribut shprehet përmes votës tuaj. Vetëm duke votuar ju të dashur vëllezër e motra shqiptarë, mund ti jepni fund politikës së vjetër që për më shumë se 32 vite e mban peng vendin“, u shpreh ai.
Edhe zëdhënësja për fushatën e Partisë Socialiste Bora Muzhaqi, ka dalë sërish në një deklaratë nga selia rozë ku u bën thirrje votuesve t’u drejtohen qendrave të votimit.
Muzhaqi u shpreh se të gjithë ata që nuk patën mundësi të votojnë në mëngjes, kanë ende kohë për të dhënë votën tyre të vlefshme.
“Janë dhe 90 minuta për gjyshërit dhe gjyshet që nuk votuan dot në mëngjes, por edhe për të gjithë ata të moshuar, të reja e të rinj, nëna e baballarë që ende nuk kanë dalur të votojnë. Apeli i Partisë Socialiste është: Mos i lini këto 90 minuta të ikin pa votuar, duam ta dëgjojnë të gjithë. Kushdo prej nesh që voton, voton dhe për ata që janë larg apo janë fëmijë, por duan një Shqipëri më të mirë. Vota vlen shumë, vota vendos shumë, vota përcakton më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e përbashkët. Prandaj në këto 90 minuta të mbetura dilni dhe votoni. Votoni, votoni, votoni!”, deklaroi Muzhaqi.
Edhe kanadidati për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka dalë me një thirrje ndaj qytetarëve shkodranë që ende nuk kanë votuar, të shkojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre.
“Dëshiroj tu bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë që nuk kanë votuar, të ushtrojnë të drejtën dhe detyrimin e tyre qytetar nëpërmjet votës. Të vërshojnë drejt qendrave të votimit, me bindjen e tyre se do ta rrisin shkëlqimin e Shkodrës dhe 4 vitet e ardhshme, larg krimit dhe korrupsionit”, tha Spahia.
Pjesë e tjirrjeve ndaj qytetarëve për t’ju drejtuar qenrave të votimit, ka qenë dhe drejtuesi i listës së kandidatëve për këshillin bashkiak Tiranë. Dr . Ilir Alimehmeti.
Në një deklaratë për mediat, Alimehmeti u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.
Sipas tij kjo është mënyra e vetme që qytetarët të ndryshojnë qytetin e tyre.
“Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona. Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik. Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni. Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre. Dilni, votoni, masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet“, tha ai.
/Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...