Arrestohet kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Himarën, Fredi Beleri - Gazeta Express
string(62) "arrestohet-kandidati-i-bashke-fitojme-per-himaren-fredi-beleri"

Arrestohet kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 7:59

Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ai është shoqëruar pak pas mesnate në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës.

Raportohet se Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave, dhe është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë.

Lexo Edhe:

Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë në një postim në rrjete sociale, Beleri kishte njoftuar takimin përmbyllës të fushatës këtë të premte. /Gazeta Express