Sistem i ri për analizat e ADN - Gazeta Express
string(30) "sistem-i-ri-per-analizat-e-adn"

Mistere

Gazeta Express

11/05/2023 23:24

Sistem i ri për analizat e ADN

Mistere

Gazeta Express

11/05/2023 23:24

Mundëson diagnoza dhe trajtime mjekësore shumë më të sakta dhe të personalizuara

Krijohet një sistem i ri për analizat e ADN, që do të mundësojë dignoza dhe trajtime mjekësore shumë më të sakta dhe të personalizuara.

Kështu do të jetë i mundur krahasimi i hartës së ADN së një individi me hartat gjenetike të gjithë të tjerëve, duke nxjerrë në pah edhe karakteristika deri më sot të konsideruara të pamundura për t’u dalluar e kuptuar.

Sipas komunitetit shkencor dhe konsorciumit ndërkombëtar Human Pangenome Reference kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe historike, pasi do të kuptohet shumë më tepër mbi diversitetin njerëzor duke ndihmuar mbi të gjitha në diagnozën e saktë të shumë sëmundjeve të panjohura si skizofrenia, infertiliteti etj.

Harta e vetme deri më sot e gjenomës ishte realizuar në vitin 2001, dhe arritja e fundit është vetëm hapi i parë i rëndësishëm për të njohur më mirë çdo variant gjenetik, dhe për të sjellë benefite të mëdha për shëndetin publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement