LA Lakers mposht GSW-në ndeshjen e tretë, shkëlqen sërish Davis - Gazeta Express
string(62) "la-lakers-mposht-gsw-ne-ndeshjen-e-trete-shkelqen-serish-davis"

Sport

Gazeta Express

07/05/2023 8:58

LA Lakers mposht GSW-në ndeshjen e tretë, shkëlqen sërish Davis

Sport

Gazeta Express

07/05/2023 8:58

Los Angeles Lakers ka regjistruar fitore në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale në Konferencën Përendimore.

Lakers triumfuan në ndeshje e zhvilluar në orët e para të ditës së sotme (sipas kohës tonë lokale), kundër Golden State Warriors, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Crypto.com Arena” përfundoi me rezultatin 127:97.

Anthony Davis regjistroi një tjetër paraqitje të mirë, duke shënuar 25 pikë, teksa shtoi edhe 13 kërcime e tre asistime.

Ai u ndihmua nga LeBron James e D’Angelo Russell, që shtuan nga 21 pikë secili.

Te Warrios më i dalluari edhe njëherë ishte Steph Curry, me 23 pikë.

Andrew Wiggins shtoi 16 sosh, e Klay Thopmpson 15.

Ndeshja e katërt mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warrios do të zhvillohet më 9 maj. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement