Besa Famgas nuk lejon befasi, kalon në finale të Kupës - Gazeta Express
string(53) "besa-famgas-nuk-lejon-befasi-kalon-ne-finale-te-kupes"

Sport

Gazeta Express

06/05/2023 22:50

Besa Famgas nuk lejon befasi, kalon në finale të Kupës

Sport

Gazeta Express

06/05/2023 22:50

Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në gjysmëfinale, skuadra pejane e mposhti Rahovecin me rezultat 39:31.

Në pjesën e parë Besa ishte para në rezultat, ndërsa “vreshtarët” janë afruar në një gol në disa raste. Në pjesën e dytë Besa mbajti epërsi të lartë vazhdimisht.

Besa tani e pret gjysmëfinalistin e dytë, ndërsa Rahoveci e përfundoi një edicion tjetër të suksesshëm.

Egzon Gjuka shënoi 11 gola për Besën, ndërsa shtatë i kishte Jon Vokshi.

Te Rahoveci u dallua Besmir Kusari me 9 gola. Nga 5 i shënuan Mali Luzha e Matheus Henrique. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement