Peja apo Trepça, arbitrazhi vendos se cila skuadër do ta ketë përparësinë e terrenit vendës në finalen e madhe - Gazeta Express
string(109) "peja-apo-trepca-arbitrazhi-vendos-se-cila-skuader-do-ta-kete-perparesine-e-terrenit-vendes-ne-finalen-e-madhe"

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2023 11:04

Peja apo Trepça, arbitrazhi vendos se cila skuadër do ta ketë përparësinë e terrenit vendës në finalen e madhe

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2023 11:04

Më në fund, tifozët e basketbollit e kanë kuptuar se cila skuadër do ta ketë përparësinë e terrenit në finalen e “play-offit” në Superligën e Basketbollit.

Klubi i basketbollit Trepça kishte bërë ankesë lidhje me paqartësinë e propozicionit të garave lidhur me përparësinë e terrenit vendës në finale, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, Komisioni Arbitrar i Federatës së Basketbollit të Kosovës e miratoi ankesën e “Xehetarëve”, duke e anuluar vendimin e Komisionit të Garave që seria e ndeshjeve finale të nisë në Pejë.

Me këtë rast, pasi e mposhti lideren e sezonit të rregullt – Sigal Prishtina në gjysmëfinale, Trepça do ta nisë serinë finale në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Më poshtë mund ta shihni vendimin e Komisionit Arbitrar të FBK-së bashkë me arsyetim. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement