string(76) "u-tha-se-kane-krize-ne-lidhje-me-georginen-ronaldo-poston-nje-foto-romantike"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2023 22:59

U tha se kanë krizë në lidhje me Georginën – Ronaldo poston një foto romantike

Futboll

Gazeta Express

01/05/2023 22:59

Superylli portugez ka gjetur kohë që të kalojë më të dashurën dhe partneren e tij dhe këtë moment e ka shpërndarë në rrjetet sociale

Ronaldo ka treguar anën e tij romantike në rrjetet sociale me partneren e tij Georgina Rodriguez.

“Gëzuar për dashurinë”, ka shkrur Ronaldo në Instagram me një foto të çiftit që ndajnë një puthje me njëri-tjetrin jashtë fushave të futbollit.

Ronaldo rrallë është jashtë vëmendjes, me thashethemet e fundit që thoshin që marrëdhënia e çiftit ishte në vështirësi. Georgina që nga ajo kohë është përgjigjur duke thënë që “vetëm idiotët” besojnë në thashëtheme me një postim në rrjetet sociale dhe postimi i fundit i Ronaldos tregon që për momentin ata janë duke ja kaluar mirë me njëri tjetrin.

Ronaldo pritet që të kthehet në fushë me Al-Nassr në Pro Ligën Arabe të hënën më 8 maj kur ata luajnë kundër Al-Khaleej. Al-Nassr për momentin është në vendin e dytë në tabelë, tri pikë pas liderëve Al-Ittihad të cilët po ashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress/