Vela: Serbia ndaloi dhe intervistoi dy policë të Kosovës - Gazeta Express
string(55) "vela-serbia-ndaloi-dhe-intervistoi-dy-police-te-kosoves"

Gazeta Express

01/05/2023 20:40

Vela: Serbia ndaloi dhe intervistoi dy policë të Kosovës

Gazeta Express

01/05/2023 20:40

Shefi i kabinetit në Presidencë, Blerim Vela ka reaguar ndaj organeve serbe pas ndaljes dhe intervistimit të dy policëve kosovarë, të cilët do të kalonin transit nëpër Serbi.

Ai këtë veprim e ka konsideruar dëshmi të veprimeve ilegale të Serbisë për ta minuar lirinë e lëvizjes.

“Në javën e kaluar, Policia e Serbia dhe BIA, ndaluan dhe intervistuan 2 policë të Kosovës në kufi, të cilët po kalonin transit. Kjo është dëshmi e veprimeve ilegale të Serbisë për ta penguar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Express.

“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndër-kufitar, Serbia bën të kundërtën!”, ka shkruar Vela. /GazetaExpress