Ditën e djeshme ishte hera e fundit që u zhvillua “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe.
Ndërkohë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi intervistuan Krist Aliaj, i cili është pyetur nëse mendon se pas daljes mund të ketë një rikthim mes tij dhe ish-banores Keisi Medini dhe Kristi është përgjigjur:
“Me mendime nuk do flas, si u zhvillua këtu me mënyrën si perfundoi këtu do ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë, nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur…”
Pas daljes nga BBV, në lidhje me marrëdhënien me Kristin, Keisi është shprehur:
“Sado të kundërt ishim, unë dhe Kristi kuptoheshim. Por do ishte më e mira që njohja të vazhdonte si nisi. Pata dhe unë përplasje mendimesh. Ishte shumë intensive.”-tha ajo.
/Gazeta Express