13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Bari, shoferi dhe pronari "ngrenë duart lart": S'dimë gjë - Gazeta Express
string(95) "13-kg-heroine-ne-autobusin-e-linjes-durres-bari-shoferi-dhe-pronari-ngrene-duart-lart-sdime-gje"

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2023 10:48

13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Bari, shoferi dhe pronari “ngrenë duart lart”: S’dimë gjë

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2023 10:48

Shoferi dhe pronari i linjës së autobusëve Durrës-Bari kanë mohuar të kishin dijeni për praninë e heroinës. Drejtuesi i mjetit, 57-vjeçari Piro Rrushi ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike që u gjet brenda autobusit.

Lexo edhe: EMRAT- Sekuestrohen mbi 13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Bari, arrestohet pronari dhe shoferi

Edhe pronari i linjës, 32-vjeçari Mikel Pici, fillimisht ka mohuar që të ketë lidhje me këtë rast të trafikut, e më pas ka preferuar që të heshtë. Ata u vunë në pranga të dielën në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, policia gjeti një sasi mbi 13 kilogramë heroinë. Lënda narkotike ishte e paketuar në 26 pako, e mbështjellë me letër natriban ndërsa ishte futur në një vend të veçantë në pjesën e pasme të autobusit.

Sasi e drogës u zbulua pas një hetimi disa javor, ndërsa kishte destinacion Barin në Itali. Uniformat blu po vijojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast trafiku.

/Gazeta Express