Drita në finale të "Play-Offit" - Gazeta Express
string(29) "drita-ne-finale-te-play-offit"

Sport

Gazeta Express

01/05/2023 8:28

Drita në finale të “Play-Offit”

Sport

Gazeta Express

01/05/2023 8:28

Drita ka siguruar finalen e madhe të “Play-Offit” të Superligës A, të dielën mbrëma, pasi mposhti M-Technologien në ndeshjen e tretë gjysmëfinale në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”.

“Intelektualet” triumfuan me rezultat 3-0 (25-14, 25-17, 25-18) në një përballje të dominuar.

Prishtinaset rezistencën më të madhe e treguan në setin e tretë.

Kështu, Drita prek finalen, ku do të ndeshet me Skenderajn, pasi fitoi dy nga tri ndeshjet gjysmëfinale kundër M-Technologie. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement