Klevis Alla shtyn marrjen në pyetje për vrasjen e dy vëllezërve: Jam sëmurë - Gazeta Express
string(74) "klevis-alla-shtyn-marrjen-ne-pyetje-per-vrasjen-e-dy-vellezerve-jam-semure"

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2023 12:28

Klevis Alla shtyn marrjen në pyetje për vrasjen e dy vëllezërve: Jam sëmurë

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2023 12:28

I penduari i drejtësisë Klevis Alla mungoi në seancën ku ishte planifikuar të merrej në pyetje për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Bëhet e ditur se në momentin që togat e zeza të GJKKO-së do t’i jepnin fjalën prokurores Doloreza Musabelliu për ta pyetur të penduarin, ai iu drejtua gjykatës me kërkesën për shtyrje të seancës

“I kërkoj gjykatës ta shtyjë këtë senacë për shkak se jam sëmurë me grip. Kam disa ditë që nuk ndihem mirë, kam ethe si pasojë e ndërrimit të stinës. Nëse është e mundur ta shtyjmë. Unë deklaroj se kam vullentin të bashkëpunojë me drejtësinë por sot e kam të pamundur”

Pasi dëgjoi palët, Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës për datën 9 Maj ora 09:00. Si të akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve po gjykohen Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.

/Gazeta Express