“Do ju vras, do ju shkatërroj”, u kallëzua nga Noizy dhe babai i tij, ndalohet në Rinas Cllevio Serbiano - Gazeta Express
string(99) "do-ju-vras-do-ju-shkaterroj-u-kallezua-nga-noizy-dhe-babai-i-tij-ndalohet-ne-rinas-cllevio-serbiano"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2023 12:57

“Do ju vras, do ju shkatërroj”, u kallëzua nga Noizy dhe babai i tij, ndalohet në Rinas Cllevio Serbiano

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2023 12:57

Ditën e sotme në Rinas u ndalu reperi, Klaviol Ahmeti i cili njihet me emrin “Cllevio Serbiano”, pasi është kallëzuar në polici nga reperi tjetër, Rigels Rajku, i cili njihet me emrin “Noizy” dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku.

Noizy dhe babai i tij pretendojnë se janë kërcënuar nga Cllevio nëpërmjet rrjetit social “Tik – Tok”,  duke i shkaktuar gjëndje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme.

Cllevio është ndaluar për kryerjen e veprës pena “Përndjekja”, ndërsa kujtojmë që ai ka qenë i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Noizy dhe Cllevio kohë më parë janë përplasur të dy fizikisht në qytetin e Durrësit, pikërisht për shkak të fjalëve në rrjetet sociale.

/Gazeta Express