Një fëmijë 13 vjeç është larguar nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Denoncimi në polici është bërë nga një punonjës i këtij institucioni.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.
/Gazeta Express