Jep dorëheqjen drejtori i RTSH Enkelejd Joti - Gazeta Express
string(44) "jep-doreheqjen-drejtori-i-rtsh-enkelejd-joti"

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2023 10:40

Jep dorëheqjen drejtori i RTSH Enkelejd Joti

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2023 10:40

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen. Në shkresë thotë se dorëheqja është e parevokueshme ndërsa nuk jep arsye për vendimin e largimit nga posti që e mbante prej vitit 2021.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Siç shihet në shkresë Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021 kur u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave. Ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat. /Gazeta Express