NGA XHEVAHIR ZHABINA
Një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë kombëtare të Shqipëri është shteti i Iranit i cili gjatë 10 viteve të fundit ka qënë mjaft prezent në vendin tonë duke goditur rëndë sistemet kibernetike dhe ato të sigurisë.
Por ky vend ka qënë i pranishem në Shqipëri edhe duke shpërndarë fake neës.
Në 17 shkurt të vitit 2022 fillimisht një televizion i rëndësishëm në vend publikon një lajm mbi një raport sekret të policisë së shtetit se pjestarë të muxhahedinëve iraninë të vendosur në kampin e Manzës në Durrës ishin të përfshirë në trafik droge dhe klandestinësh.
Muxhahedinët janë opozita e regjimit të Iranit të cilët prej vitit 2013 janë të strehuar në vendin tonë si pjesë e një marreveshjeje me qeverinë amerikane. Rreth 3 mijë pjestarë të kësaj organizate strehohen në kampin e ngritur posaçërisht për ta.
“Një raport i policisë shqiptare siguruar ekskluzivisht nga ReportTv ngre alarmin se anëtar të muxhahedinëve azilant politik në Shqipëri janë përfshirë në trafik klandestinësh dhe droge. Sipas dokumentit ata kanë dërguar ilegalisht 400 anëtarë nga kampi i Manzës drejt Francës, ndërsa janë kapur edhe me klandestin nga Lindja e Mesme si dhe drogë në operacionet e policisë shqiptare.”- shkruhej në artikull
Ky raport sekret sipas lajmit të televizionit i ishte dërguar edhe ambasadës amerikanë në Tiranë duke qenë se ata duhet të viheshin në dijeni kur kishte të tilla situata.
“Përfshirja e tyre në aktivitetin e paligjshëm të klandestinëve ka alarmuar policinë e Shtetit e cila në fund të vitit 2021 ka njoftuar ambasadën amerikane në Tiranë.”- shkruhej në artikull.
Në lajmin e publikuar jepen edhe dataje si emra të përsonave të përfshirë, data apo vende duke e bërë lajmin edhe më të besueshëm. Madje u publikua edhe një pjesë e raportit sekret.
“Sipas të njëjtave dokumente më 11 korrik 2021 policia e Durrësit ka arrestuar në kushtet e flagrancës në një automjet 7 klandestin nga Iraku, Kurdistani e Siria të cilët ishin sjellë në Shqipëri nga Greqia për tu dërguar në Europë.Si përgjegjës të këtij trafiku, Policia e Shtetit ka arrestuar anëtarë të MEK në Shqipëri ndërsa ka referuar materialet hetimore në prokurorinë e Durrësit.Pa kaluar një javë nga ky episode i trafikimit të 7 klandestinëve Iranian, Kurd e Sirian për të cilët policia e shtetit thotë se anëtarët e MEK bashkëpunojnë me grupet kriminale shqiptare dhe greke një tjetër operacion i policisë së shtetit zbulon përfshirjen e tyre në trafik droge.Më 18 Korrik 2021 policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge. Nga hetimet e policisë së Tiranës ka rezultuar se në këtë grup që do të trafikonte drogën drejt Italisë kishin rol të rëndësishëm dy officer të kampit MEK, mes tyre Hassan Nayebagha dhe Narges Abrichamtchi.”- shkrkuhej në artikull.
Kaq mjaftoi dhe pjesa më e madhe e portaleve e shpërndanë këtë lajm duke e vendosur në zhvillimet kryesore të ditës dhe duke e bërë një nga më të klikuarit. Artikulli u publikua rreth mesditës së datës 17 shkurt të 2022 dhe qëndroi në këtë formë për disa orë.
Duke parë këtë shpërndarje Policia e Shtetit reagoi duke përgenjeshtruar këtë lajm. Sipas reagimit, ky material ishte hedhur në qarkullim nga aktorë të ndryshëm me qëllim dezinformimin.
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se: Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të drogës. Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.”-reagimi i Policisë së Shtetit
Menjëherë pas këtij veprimi të policisë pjesa më e madhe e portaleve e hoqën lajmin duke vendosur në ballinat e tyre reagimin e policisë. Ndërsa televizioni që publikoi i pari këtë lajm vendosi ta heqë atë nga edicioni i lajmeve dhe webi i tij.
”Ky dokument, që referohet për një raport që Policia e Shteti i kishte dërguar Ambasada Amerikane, mbërriti në redaksinë e Report Tv dhe u publikua edhe nga Shqiptarja.com, por tani policia pretendon se bëhet fjalë për një dokument fals. Ne si redaksi e marrim parasysh këtë saktësim të Policisë së Shtetit duke e pezulluar publikimin e lajmit në pritje të verifikimeve të mëtejshme.”- thuhet në shkrimin e rishikuar pas përgenjeshtrimit të policisë.
Si përfundim, ky ishte një lajm me interes për publikun nëse do të ishte i vertet për shkak se muxhahedinët janë një komunitet që kanë marrë statusin e refugjatit duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtarë të Shqipërisë. Kjo për faktin se ata janë në sulmet e vazhdueshme nga regjimi i ajatollaheve të Iranit , duke qënë se konsiderohen si opozitë e tyre dhe njihen nga disa vende të fuqishme. Përfshirja e tyre në trafik droge apo klandestinësh do të ishte zhvillim që do ti vendoste institucionet e sigurisë në vend si policinë dhe prokurorinë në kushte të tjera në raport me ta.
Për me tepër që ky lajm vinte në një situatë shumë të acaruar mes Shqipërisë dhe Iranit. Për disa vite me radhe forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kishin tentuar që të kryenin atentate ndaj drejtuesve dhe pjestarëve të organizatës MEK. Grupe të sjella nga njësia e forcave QUDS të iranit kanë ardhur në Tiranë dhe Durrës për të survejuar dhe kryer atentate ndaj muxhahedinëve.
Pjese e planeve të agjenteve iranianë ishte sulmi ndaj kryegjyshatës botërore në 22 mars 2018, ku po organizohej festa e hashures.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të MEK të cilët ishin vendosur në Shqipëri.
Por njësia antiterror në Policinë e Shtetit arriti të neutralizonte disa shtetas iranianë të cilët u dëbuan menjëhërë nga vendi ynë.
Por fake neës dhe organizimi i sulmeve terroriste me qëllim eliminimin e drejtuesve te muxhahedinëve në Shqipëri ishin dy nga format e sulmit të iranianëve.
Verën e 2022 Shqipëria u gjend përballë një sulmi kibernetik që paralizoi të gjitha sistemet publike online, ose platforma e-albania. Gjithashtu u goditën edhe disa sisteme të policisë së shtetit dhe një bankë e nivelit të dytë.
Ndodhur në këto kushte në shtator të vitit 2022 kryeministri Edi Rama njoftoi prishjen e marrëdhnieve diplomatike me Iranin dhe dëbimin e të gjithë diplomatëve dhe stafit të ambasadës së këtij vend nga Tirana.