Në Florida, një qen është futur në librin e
rekordeve Guinessi si qeni më i shkurtër në botë, shkroi Upi.
Qeni i quajtur Pearl është vetëm 8 centimetra
i gjatë, njoftoi veterinari Giovanni Vergel.
“Jemi të bekuar që e kemi atë. Dhe të kemi
këtë mundësi unike të thyejmë rekordin tonë për të ndarë me botën këtë lajm të
mahnitshëm”, tha pronarja e sa, Vanesa Semler.
Këtë rekord e mbante një qen tjetër i kësaj
familjeje. Ai ishte 9 centimetra.