Rama: Sa do rriten pagat e infermierëve, mësuesve dhe zjarrfikësve - Gazeta Express
string(64) "rama-sa-do-rriten-pagat-e-infermiereve-mesuesve-dhe-zjarrfikesve"

Shqiperi

Gazeta Express

07/04/2023 11:14

Rama: Sa do rriten pagat e infermierëve, mësuesve dhe zjarrfikësve

Shqiperi

Gazeta Express

07/04/2023 11:14

Kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar sot vendimet për rritjen e pagave.

‘Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë,. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualif8ikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pazë pre 87 mijë lekësh.’- u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama tha se me reformën e pagave do të rriten edhe pagat e infermierëve dhe zjarrfikësve. Rama tha se infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, ndërsa zjarrfikësit 80 mijë lekë.

“Infermierët do kapin bazë prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë. Kemi rritur pagat për FA, kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë, do i rrisim, kemi rritur pagat për zjarrfikësit. Do e çojmë deri në 80 mijë lekë. Hapi i parë do të jetë tani me mësuesit, sigurinë dhe mjekët e infermierët. Ky hapi i parë për të gjithë të tjerët do jetë pasi parlamenti do kalojë projektligjin. Hapi i dytë do jetë për vitin e ardhshëm ku do bëjmë të gjithë plotësimin e kuadrit të kësaj reforme dhe do mbërrijmë 900 euro”, tha Rama.

/Gazeta Express