Rreziku i fëmijëve nga Streptokoku, mjekja: Shkakton temperaturë të lartë, trajtimi me antibiotikë zgjat mbi 10 ditë - Gazeta Express
string(113) "rreziku-i-femijeve-nga-streptokoku-mjekja-shkakton-temperature-te-larte-trajtimi-me-antibiotike-zgjat-mbi-10-dite"

Shqiperi

Gazeta Express

05/04/2023 15:55

Rreziku i fëmijëve nga Streptokoku, mjekja: Shkakton temperaturë të lartë, trajtimi me antibiotikë zgjat mbi 10 ditë

Shqiperi

Gazeta Express

05/04/2023 15:55

Prej ditësh Greqia ka ngritur alarmin pas humbjes së jetës së tre fëmijëve nga Streptokoku A, ndërsa shifrat e pacientëve të prekur nga infeksioni respirator bakterial është shtuar ndjeshëm.

Lidhur me infeksionin në fjalë, edhe mjekët pediatër në vendin tonë thonë se fundi i Marsit dhe fillimi i këtij muaj ka sjellë një rritje të vizitave të fëmijëve, ku nuk mungojnë as rastet me tonsilit. 

“Ka një rikthim të disa virozëve, predominojnë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes respiratore që janë në fakt më të shtuara këto ditë. Bajamet e qelbëzuara, është shumë e vështirë për t’u menaxhuar shpesh herë dhe temperatura tek fëmijët”, shprehet për tvklan Sonila Brati, mjeke pediatre.

Mjekja u shpreh se në rastet kur analizat tregojnë se fëmija ka streptokok trajtimi me antibiotik është i gjatë dhe duhet zbatuar me përpikmëri pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe infeksioni mund të mos ç’rrënjoset.

“Duhet marrë trajtim të paktën 10 ditë deri në dy javë, nuk duhet neglizhuar nga ana e prindit trajtimi. Sepse nëse nuk trajtohet mirë, ngelet aty prezent, duket sikur në një moment humbet simptomat, por ai nuk ç’rrënjoset.  Nëse nuk trajtohet, problemet që prekin fëmijët janë qoftë nga ato kardiake, reumatologjike, të veshkave. Nuk e di si kanë qenë rastet në Greqi, nëse këta fëmijë kanë pasur probleme të tjera apo realisht problemi i vetëm ka qenë streptokoku”, u shpreh mjekja Sonila Brati.

Problem më i madh të fëmijët është temperatura shumë e lartë e cila arrin edhe 40 gradë Celsius./Gazeta Express