string(47) "lume-denoncimesh-iute-credit-po-vjedh-qytetaret"

Shqiperi

Gazeta Express

02/04/2023 17:33

Lumë denoncimesh: Iute Credit po vjedh qytetarët

Shqiperi

Gazeta Express

02/04/2023 17:33

Më herët, gjatë ditës së sotme, JOQ publikoi rastin e një qytetari i cili kishte marrë një kredi prej 2 milion lekësh në Iute.

Qytetari tregoi se çdo muaj ka shlyer kredinë e marrë, por dy muajt e fundit nuk ka qenë në marrëdhënie pune, ndaj dhe nuk e ka paguar kredinë dhe për këtë Iute e ka dërguar në gjyq dhe tashmë qytetari po përballet me përmbarimin.

Pas këtij denoncimi një sërë mesazhesh ku shprehnin shqetësimin dhe zhvatjen që u bën ky institucion financiar qytetarëve që marrin kredi tek ai.

Një qytetar tregon se ka marrë iPhone 6s në 2017 dhe e ka shlyer për 2 muaj, por pas 3 vjetësh, Iute e njofton se ka edhe 500 mijë lekë pa shlyer.

Një tjetër qytetar shkruan se Iute është gjobëvënës, pasi sipas tij ai ka marrë 800 mijë lekë të vjetër kredi tek Micro Iute dhe ia kanë çuar shumën për të shlyer në 1 milion e 700 mijë lekë të vjetra.

Një tjetër thotë se shteti duhet të marrë masa për Iute pasi po ia fut popullit me komisione të papërballueshme.

Një qytetar shkruan se ka marrë një kredi, por pasi ka rënë në koma, familjarët e tij kanë bërë kërkesë tek Iute për zgjidhje të problemit, por tani, Iute i kërkon qytetarit pas 7 muajsh qëndrim në koma të paguajë kredinë.

Ndërkohë një tjetër qytetar shkruan se ka marrë një kredi që e ka shlyer, por Iute i thotë që nuk e ka shlyer dhe tani i kërkojnë faturën të cilën qytetari nuk e ka, ndaj për këtë është nën presion.

Edhe një qytetar tjetër ankohet për Iute që sipas tij duhet të mbyllet.

Një tjetër ka marrë kredi 2 milion lekë të vjetra për 2 vjet, por i ka shkuar 3 milion e 700 mijë lekë.

Edhe një tjetër qytetar ankohet për Iute duke thënë se i janë bërë ferr për të, por edhe familjarët e tij.

Edhe një qytetar tjetër ka të njëjtin problem pas marrjes së kredisë tek Iute pasi tani i ka shkuar kredia për të paguar 3.4 milion lekë.

Një qytetar tjetër thotë se Iute është hajdut ndaj duhet parë me seriozisht nga shteti.

Qytetari tjetër thotë se në pamundësi për të paguar kredinë që ka marrë tek Iute, kjo e fundit e ka dërguar në çështjen në Prokurori.

Një tjetër thotë se ka marrë 1 milion e 500 mijë lekë kredi tek Iute, por pas 3 muajsh kjo shumë ka shkuar në vlerën prej 2 milion e 900 mijë lekësh.

Pas gjithë këtyre denoncimeve në redaksinë e JOQ Albania, për Iute Credit, qytetarët, bëjnë thirrje që shteti të reagojë dhe të marrë masa ligjore kundrejt Iute Credit e cila sipas tyre po vjedh qytetarët çdo ditë e më shumë.