Ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump - Gazeta Express
string(54) "ngrihen-akuza-penale-ndaj-ish-presidentit-donald-trump"

Ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump

Lajme

Gazeta Express

31/03/2023 0:28

Një avokat i ish- presidentit Donald Trump ka thënë të enjten se i është komunikuar se ish-presidenti është paditur në Nju Jork nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore. 

Ky është rasti i parë ndonjëherë i ngritjes së akuzave penale ndaj një ish-presidenti amerikan dhe një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024. 

Lexo Edhe:

Hapja e dritës jeshile nga juria e madhe për ngritjen e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas vite hetimesh mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe politikës. 

Ngritja e padisë ka të ngjarë të nxisë kritikët që thonë se Donald Trump bëri manipulime deri në marrjen e Shtëpisë e Bardhë, por nga ana tjetër, kjo do të angazhojë mbështetësit e tij, të cilët thonë se republikani Trump po vihet padrejtësisht në shënjestër nga një prokuror demokrat./ZeriAmerikes/