Plagosja në Prishtinë/ Të dyshuarit identifikohen, gjenden në arrati - Gazeta Express
string(66) "plagosja-ne-prishtine-te-dyshuarit-identifikohen-gjenden-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 10:37

Plagosja në Prishtinë/ Të dyshuarit identifikohen, gjenden në arrati

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 10:37

Mbrëmë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, një person është plagosur me armë zjarri ndërsa një tjetër është therur me thikë. Ata deklaruan që janë sulmuar nga tre persona, të cilët më pas janë larguar nga vendi.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha për Express se të dyshuarit tashmë janë identifikuar mirëpo ndodhen ende në arrati.

Lexo Edhe:

“Prokuroria ka iniciuar rast për hetim dhe në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë identifikuar, aktualisht gjenden në arrati”, ka thënë Ulaj.

Sot, përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se të lënduarit gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitet policore.

“Rr. Qamil Hoxha, Prishtinë, 27.03.2023 – 20:17. Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar.”