Ousmane Dembele është rikthyer së fundmi në stërvitje, teksa po vazhdon me fazën e rikuperimit nga lëndimi.
Sulmuesi francez nuk është paraqitur në ndonjë ndeshje që nga 29 janari i këtij viti, transmeton Gazeta Express.
Working hard to come back.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 26, 2023
? @dembouz pic.twitter.com/zdxQpDZbr2
Pavarësisht se Xavi më herët pranoi se nuk ka vendosur ndonjë afat kohor për rikthimin e tij, pasi nga klubi duan t’ia lehtësojnë fazën e rikuperimit, Dembele tani duket gjithnjë e më afër rikthimit në fushën e gjelbër.
Sipas “Marca”, 25-vjeçari pritet të jetë gati për të luajtur në gjysmë të muajit të ardhshëm.
Ndeshja kundër Atletico Madridit, më 23 prill, shihet si data më e mundshme për të parë Dembelen sërish në aksion. /Gazeta Express/
Work on the pitch ? pic.twitter.com/150jQZdmBo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 26, 2023