Fishkëllima e Luizit nxit debate të forta në çift, Kiara shpërthen në lot - Gazeta Express
string(72) "fishkellima-e-luizit-nxit-debate-te-forta-ne-cift-kiara-shperthen-ne-lot"

Fishkëllima e Luizit nxit debate të forta në çift, Kiara shpërthen në lot

Rozë

Gazeta Express

25/03/2023 14:07

Darka e mbrëmjes së djeshme mes dy të nominuarave të kësaj jave Olta dhe Kiara, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Luizit, gjë e cila u pasua me një debat të ashpër mes çiftit.

Pasi vajzat u kthyen nga darka e organizuar për to në suitë, mes çifitit nisi një debtat nga një fishkëllimë e Luizit drejt Kiarës, e cila nuk po e dëgjonte.

Lexo Edhe:

Ky veprim i Luizit bëri që moderatorja të shpërthente edhe në lot.

“Me kë po flet ti, kujt i fishkëllen? Boll me kaq. Mos më ngri zërin, të jetë hera e fundit, sepse edhe sot kur ma ngrite zërin më ke prekur, më bëre të ndihem si e pavlerë. Jam shumë e prekur, është hera e disatë që më bërtet. Më ka bërë si lolo. Nuk dua të të dëgjoj as të të shoh. Kush je ti që më bërtet? Unë nuk lejoj as nënën dhe babain tim të më bërtasin. Nuk dua të të flas fare, jo nata e fundit të jetë, por të jetë edhe dita e fundit e jetës, nuk më intereson”, tha Kiara.

Luizi nga ana tjetër i shpjegoi arsyen e sjelljes së tij

”Ti zgjodhe të rrish me Oltën, të kërcesh, kam frikë se ikën ti. Ky është problem, se kur të shkosh në shtëpi nuk jam unë aty. U mërzita se hyra në dhomë të rrëfimit dhe ju thash sonte që është nata e fundit, Kiara duhet të darkojë me dikë tjetër? Është dita e fundit, nuk e dimë kur do të takohemi”, tha Luizi.

VIDEO