string(56) "perplasjet-per-kandidatet-rama-u-shkul-veshin-deputeteve"

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2023 11:15

Përplasjet për kandidatët, Rama “u shkul veshin” deputetëve

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2023 11:15

Përplasjet e disa ditëve më parë për emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në qarkun e Vlorës janë kritikuar nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit në asamblenë e Partisë Socialiste ka kritikuar deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për emra të caktuar.

Sot në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha.

Në tre nga pesë bashkitë, në Sarandë, Selenicë dhe Vlorë socialistët nuk kanë arritur dot të gjejnë konsensus për emrin e kandidatit. .

/Gazeta Express