Orët e fundit për emrat e kandidatëve të 14 majit, Rama takim me asamblenë e PS-së në Vlorë
Shqiperi
Gazeta Express
25/03/2023 10:17
Partia Socialiste pritet të zyrtarizojnë nesër emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë, pasi rreth orës 10 do të jetë në një takim me asamblenë e PS-së në Vlorë.
Asambleja do të mblidhet në teatrin Petro Marko, në orën 10-00 ndërsa në orën 11-00 po në ambientet e teatrit, do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës për 100-vjetorin e Sport Klub Flamurtari. Rama është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe nga deputeti Vullnet Sinaj. /Gazeta Express