Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë ndaj Izraelit - Gazeta Express
string(70) "sondazhi-i-uefa-s-tifozet-besojne-se-kosova-do-te-fitoje-ndaj-izraelit"

Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë ndaj Izraelit

Sport

Gazeta Express

25/03/2023 11:17

Kombëtarja e Kosovës sot do ta nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse do të përballen me Izraelin.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Bloomfield”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja në fjalë i takon xhiros së parë në Grupin I.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen Izrael – Kosovë, 49% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 44% mendojnë se triumfojnë izraelitët.

7% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues. /Gazeta Express/