Lojërat Olimpike/ Ukraina akuzon IOC për standarde të dyfishta ndaj Rusisë - Gazeta Express
string(73) "lojerat-olimpike-ukraina-akuzon-ioc-per-standarde-te-dyfishta-ndaj-rusise"

Lojërat Olimpike/ Ukraina akuzon IOC për standarde të dyfishta ndaj Rusisë

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 23:39

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) është akuzuar për standarde të dyfishta nga Ministri i Sportit i Ukrainës për shkak që atletët rusë dhe bjellorusë mund të konkurrojnë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ukraina mbetet fuqimisht kundër që IOC po eksploron me mundësitë për të lejuar atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Çfarë ka ndryshuar? Asgjë nuk ka ndryshuar. Në fillim IOC i ndaloi ata dhe tani ata po përpiqen t’i lejojnë ata të konkurrojnë. Ka disa standarde të dyfishta”, tha Vadym Guttsait.

Tema e sanksioneve ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë do të jetë në rendin e ditës kur Bordi Ekzekutiv i IOC të mblidhet të martën në Zvicër.

Menjëherë pas pushtimit rus në Ukrainë vitin e kaluar, IOC u bëri thirrje Federatave sportive të ndalojnë atletët nga Rusia dhe shteti aleat i tyre, Bjellorusia.

Megjithatë, muajin e kaluar IOC hapi mundësinë që atletët nga këto shtete të merrnin pjesë nën një flamur neutral në Paris.

Vadym Guttsait

Guttsait tha se që kjo të ndodhë duhet të ketë kritere serioze të bashkangjitura për të vërtetuar neutralitetin e çdo atleti që lejohet të konkurrojë.

“Ata nuk mund të thonë thjesht ‘ne jemi për paqen’ dhe kaq”, tha Guttsait, i cili është gjithashtu kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar të Ukrainës.

“Nëse kriteret janë shumë të dobëta, atëherë pse u pezullua Rusia vitin e kaluar? Situata vetëm është përkeqësuar. Më shumë ukrainas po vriten dhe më shumë territor ukrainas po pushtohet. Ka alarme për sulm ajror çdo ditë dhe qytetet tona bombardohen dhe njerëzit tanë po vriten. Nuk e kuptojmë fare se cila ishte arsyeja që IOC filloi diskutimin për heqjen e ndalimit për sportistët rusë dhe bjellorusë”, shtoi Ministri i Sportit në Ukrainë.

Duke shpjeguar vendimin, nga IOC u tha se Olimpiada “nuk mund të parandalojë luftërat dhe konfliktet”, por Lojërat mund të “frymëzojnë për të zgjidhur problemet”.

Por, Guttsait tha se ishte e pamundur të ndahej politika nga sporti, teksa vendi i tij po vazhdon të sulmohet.

“Ne nuk kemi jetë në Ukrainë, nuk kemi kushte për stërvitje normale dhe përgatitje për Lojërat Olimpike. Në të njëjtën kohë, rusët i kanë të gjitha kushtet për të praktikuar dhe konkurruar brenda vendit. Ata flenë natën, kurse ne jo”, deklaroi Vadym Guttsait.

IOC po inkurajon sportet për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë si neutralë, por në fund janë Federatat sportive që vendosin individualisht.

Të enjten, nga Atletika Botërore u tha se po mbante në fuqi vendimin për ndalim. Presidenti Sebastian Coe tha se sanksioni duket se është “e vetmja mënyrë paqësore për të prishur dhe pamundësuar synimet aktuale të Rusisë”.

“Do të doja të falënderoja Sebastian Coe dhe të gjithë Bordin Botëror të Atletikës për mbështetjen e tyre për Ukrainën, mirëkuptimin dhe solidaritetin me ne, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, tha Guttsait. /Gazeta Express/