string(86) "edhe-nora-gjakova-mposhtet-ne-finale-kosoves-i-siguroi-nje-tjeter-medalje-te-argjendte"

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 16:31

Edhe Nora Gjakova mposhtet në finale, Kosovës i siguroi një tjetër medalje të argjendtë

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 16:31

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare ishte në garë edhe për të artën, por nuk ia doli të regjistronte fitore në finale, shkruan Gazeta Express.

Ajo fitoi edhe 700 pikë olimpike.

Nora në finale u mposht nga xhudistja serbe, Marica Perisic, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kujtojmë se kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj kanadezes, Jessica Klimkait, kurse paraprakisht në çerekfinale kishte mposhtur gjermanen, Pauline Starke.

Me medalje të argjendtë u stolis sot edhe Distria Krasniqi. /Gazeta Express/