Daçiq shpërthen në akuza kundër Hillit: Po përzihet brutalisht në punë të brendshme të Serbisë - Gazeta Express
string(93) "daciq-shperthen-ne-akuza-kunder-hillit-po-perzihet-brutalisht-ne-pune-te-brendshme-te-serbise"

Daçiq shpërthen në akuza kundër Hillit: Po përzihet brutalisht në punë të brendshme të Serbisë

Gazeta Express

23/03/2023 23:18

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka shpërthyer me akuza ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka takuar disa prokurorë të degraduar serbë.

Ai ka thënë se ky takim i Hill me ish-prokurorët është një “ndërhyrje e pështirë” në punët e brendshme dhe sovranitetin e Serbisë.

Lexo Edhe:

Arsye është takimi i Hill me Bojana Savoviq dhe Jasmina Paunoviq, prokurore në Prokurorinë e Lartë në Beograd, të cilat së fundi janë transferuar në një departament tjetër me urdhër të Prokurorit të Lartë, Nenad Stefanoviq.

“E di se fuqitë e mëdha mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë, por imagjinoni si do të dukej nëse Marko Gjuriq do ta takonte një prokuror apo gjykatësi në ambasadën tonë në SHBA”, ka thënë Daçiq për Tajung, pasi që njoftimi për takimin është publikuar në llogaritë zyrtare të SHBA-së në rrjete sociale.

Daçiq ka vlerësuar se ky veprim i Hill është në “kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin për të krijuar marrëdhënie të mira bilaterale”. /GazetaExpress