Kurti deputetëve: Po shkoj, kam takim, Konjufca: Kryeministri kthehet pas 54 minutave
Lajme
Gazeta Express
23/03/2023 15:10
Kryeministri Albin Kurti sërish e ka lëshuar sallën e Kuvendit.
Sigurisht dalja e tij nuk u pritë mirë nga
opozita, por kreu i Kuvendit Glauk Konjufca tha me shaka se kryeministri
kthehet në sallë pas 54 minutash, sepse ka takim.
“Kryeministri në orën 15:00 ka takim, mbledhje
të Kryesisë. Kryeministri kthehet për 54 minuta”, u shpreh Konjufca.
“Meqë kryeministri nuk është këtu, nuk dua t’i
rikthehem debatit se çfarë tha”, tha deputeti Enver Hoxhaj pasi mori fjalimin
kur doli Kurti.