Fituesi i Big Brother Canada, Kevin Jacobs reagon për nominimin Kiara-Olta - Gazeta Express
string(73) "fituesi-i-big-brother-canada-kevin-jacobs-reagon-per-nominimin-kiara-olta"

Fituesi i Big Brother Canada, Kevin Jacobs reagon për nominimin Kiara-Olta

Rozë

Gazeta Express

22/03/2023 22:40

Jehona e nominimit të fortë mes Oltës dhe Kiarës ka mbërritur edhe në Kanada. Fituesi i ‘Big Brother Kanada’, Kevin Jacobs, nga i cili Luizi frymëzohet për planet, e ka një koment për atë që po ndodh. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kevin thotë se duhet të shpëtohet Kiara, pasi në këtë mënyrë shpëtohet edhe Luizi.

Ai nuk e ka idenë se çfarë po bën Luizi në lojë, por aludon se e gjitha kjo mund të jetë një strategji e tij.

Lexo Edhe:

“E pashë një episod, unë nuk di shqip por ja përmbledhja e asaj që pashë në ‘Big Brother VIP Albania’. Të gjithë analizuan, kishte disa klipe sesi Kiara po bënte diçka të keqe, nuk e di arsyen por ajo u nominua me Oltën. Di që Olta është konkurrentja e Luizit, e Kiara është e dashura. Për Kiarën, na duhet ta votojmë se na duhet që Luizi të qëndrojë, ndoshta është vetëm strategji, unë nuk di shqip, ndaj e gjitha mund të jetë gabim, por jepi Luiz.”

P.s: sigurisht që Kevin do jetë informuar nga fansat e Luizit, të cilëve iu shpëton asgjë.
/IconStyle